Ardian Gjini e quan regjim kriminal pushtetin e Kurtit: Ky njeri ose ka me u ndal me votë ose  e çon vendin në shkatërrim - Gazeta Express
string(119) "ardian-gjini-e-quan-regjim-kriminal-pushtetin-e-kurtit-ky-njeri-ose-ka-me-u-ndal-me-vote-ose-e-con-vendin-ne-shkaterrim"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 0:57

Ardian Gjini e quan regjim kriminal pushtetin e Kurtit: Ky njeri ose ka me u ndal me votë ose  e çon vendin në shkatërrim

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 0:57

Kryetari i AAK-së, dhe kandidati për kryeminsitër, Ardian Gjin, ka reaguar ashpër pasi Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ndau 2 milionë euro për linjat ajrore përmes të cilave udhëtojnë mërgimtarët, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjini ka thënë se në Kosovë po tentohet të instalohet një regjim criminal opozitar.

Ai ka thënë se një neri po e shkatërron demokracinë dhe shtetin që kemi ëndërruar.

Gjini ka thënë se Albin Kurti ose ndalet me votë, ose e çon Kosovën drejt përçarjes shkatërruese.

Postimi i plotë:

Në Kosovë po tentohet të instalohet regjim kriminal totalitar!

Derisa ne jemi në terren çdo ditë duke bërë publike platformën tonë, një njeri po e shkatërron demokracinë dhe po e shkatërron shtetin që e kemi ëndërruar.

Njeriu që ka akuzuar regjime jo ekzistente, sot vetë po ndërton regjim kriminal. Ky njeri po abuzon me gjithçka deri në skaj, veç për me mbet vetë në pushtet. Nuk ka ndjenja për popullin, nuk ka ndjenja për njerëzit, e as për vendin e tij. Po e çon vendin drejt situatave të paparashikueshme.

Këto veprime janë të papërgjegjshme. E thënë butë, këto janë vendime kriminale! Prandaj, ky njeri ose ka me u ndal me votë, ose e çon Kosovën drejtë përçarjes shkatërruese. Kjo nuk mundet me vazhdu më kështu.

Populli i Kosovës e ka shansin me ndal me 7 qershor një regjim kriminal. Nëse nuk ndalet, kemi me ja pa sherrin të gjithë qytetarët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement