"2 milionë euro për bileta" Hykmete Bajrami: Kurrë në historinë e Kosovës s'ka ndodhur keqpërdorim më i madh i buxhetit - Gazeta Express
string(115) "2-milione-euro-per-bileta-hykmete-bajrami-kurre-ne-historine-e-kosoves-ska-ndodhur-keqperdorim-me-i-madh-i-buxhetit"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 1:16

“2 milionë euro për bileta” Hykmete Bajrami: Kurrë në historinë e Kosovës s’ka ndodhur keqpërdorim më i madh i buxhetit

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 1:16

Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka reaguar ashpër, pasi Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ndau 2 milionë euro për linjat ajrore përmes të cilave udhëtojnë mërgimtarët, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ajo ka thënë se kurrë në histori të Kosovës nuk ka ndodhur keqpërdorim më i madh i buxhetit të Kosovës.

Bajrami ka thënë se kjo është e papranueshme dhe e turpshme, duke thënë se janë paratë e punëve që nuk u kryen.

Postimi i plotë:

E turpshme. E papranueshme. Keqpërdorim klasik i buxhetit në kohë zgjedhjesh.

Para një jave ndau rreth 100 milionë euro. Sot edhe 2 milionë të tjera për bileta. 100-she, 500-she, subvencione e bileta – krejt këto jo pse Kurti brengoset për ju, po sepse ju votoni me 7 qershor.

Mos harroni: këto janë paratë e rrugëve që nuk u kryen, shkollave e çerdheve që nuk u ndërtuan, digjitalizimit të arsimit që nuk nisi asnjëherë, barnave që mungojnë në spitale dhe naftës që e keni paguar më shtrenjtë.

Mbi të gjitha janë paratë tuaja e tonat me të cilat po tentohet të blihet vota juaj me 7 qershor e me të edhe heshtja juaj për 4 vjet.

Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë keqpërdorim kaq i madh i buxhetit në prag të zgjedhjeve.

Turp.

Advertisement
Advertisement
Advertisement