Cakolli: Vendimi për t'i shtuar edhe 2 milionë euro për linjat ajrore për mërgatën, qershia mbi torte e keqpërdorimeve - Gazeta Express
string(115) "cakolli-vendimi-per-ti-shtuar-edhe-2-milione-euro-per-linjat-ajrore-per-mergaten-qershia-mbi-torte-e-keqperdorimeve"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 0:05

Cakolli: Vendimi për t’i shtuar edhe 2 milionë euro për linjat ajrore për mërgatën, qershia mbi torte e keqpërdorimeve

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 0:05

Eugen Cakolli nga KDI, mka reaguar për vendimin e Qeverisë për ndarjen 2 milionë euro për linjat ajrore të fluturimeve të mërgatës.

Ai ka thënë se tashmë kjo tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore dhe cenon sëriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme.

“Ky vendimi i fundit për t’i shtuar edhe 2 milionë euro shtesë për “mbështetje” të linjave ajrore për fluturimet e mërgatës, është qershia mbi tortë në keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime puro elektorale”.

“Për më keq, kjo tashmë e tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore dhe e cenon drejtpërdrejt e seriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme. Një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”, ka thënë Cakolli. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement