Arben Gashi reagon ashpër pasi Kurti ndau 2 milionë për subvencionim të fluturimeve: A është ky fundi i degradimit, apo ka më keq - Gazeta Express
string(127) "arben-gashi-reagon-ashper-pasi-kurti-ndau-2-milione-per-subvencionim-te-fluturimeve-a-eshte-ky-fundi-i-degradimit-apo-ka-me-keq"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 0:50

Arben Gashi reagon ashpër pasi Kurti ndau 2 milionë për subvencionim të fluturimeve: A është ky fundi i degradimit, apo ka më keq

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 0:50

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka ndarë 2 milionë euro për linjat ajrore ku udhëtojnë mërgimtarët në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gashi ka thënë se ky nuk është vetëm keqmenaxhim, por edhe dështim i mënyrës së të menduarit politik.

Ai tha se pacientët po vdesin në mungesë të ilaqeve bazike, dhe qytetarët përballen me shumë probleme esencuale, teksa Qeveria abuzon me paranë publike. /Gazeta Express.

Postimi i plotë:

Në një vend ku pacientët vdesin për mungesë ilaqesh bazike, ku uji i pijes ndërpritet çdo ditë, ku shkollat ende nuk kanë ËC funksionale, ku fshatra të tëra mbesin pa rrugë, ku mungojnë çerdhet për fëmijët, ku sëmundjet kancerogjene përhapen nga ujërat e zeza dhe kontaminimi, e ku mbeturinat kanë pushtuar vendbanimet tona…

Qeveria, në kohë fushate, subvencionon biletat e aeroplanit.

Ky nuk është vetëm keqmenaxhim.

Ky është dështim i mënyrës së të menduarit politik.

Kur humbet ndjenja për prioritetet e një populli, humbet edhe arsyeja pse qeveris.

A është ky fundi i degradimit, apo ende ka më keq?

Advertisement
Advertisement
Advertisement