Studimi: Si një avokado në javë ul rrezikun e kësaj sëmundjeje të përhapur - Gazeta Express
string(73) "studimi-si-nje-avokado-ne-jave-ul-rrezikun-e-kesaj-semundjeje-te-perhapur"

Studimi: Si një avokado në javë ul rrezikun e kësaj sëmundjeje të përhapur

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

14/10/2022 19:54

Sipas një studimi të ri shkencor në SHBA, njerëzit që hanë të paktën dy racione avokado në javë (çdo porcion është gjysmë avokado) kanë një rrezik më të ulët kardiovaskular sesa ata që hanë avokado rrallë ose kurrë.

Studiuesit analizuan të dhënat nga gati 69,000 gra të moshës 30-55 vjeç dhe 41,700 burra të moshës 40-75 vjeç pa kancer, sëmundje koronare të zemrës ose goditje në tru në fillim të studimit.

Lexo Edhe:

Ka pasur 9,185 raste të sëmundjes koronare të zemrës dhe 5,290 goditje gjatë saj.

Studimi zbuloi se ata që hanin të paktën dy racione me gjysmë avokado, ose një avokado të plotë në javë, kishin një rrezik 16% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 21% më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës në veçanti.