Skivi e cilëson Albertin njëri të madh, "për këtë pati shumë bujë lajmi për vdekjen e tij" - Gazeta Express
string(87) "skivi-e-cileson-albertin-njeri-te-madh-per-kete-pati-shume-buje-lajmi-per-vdekjen-e-tij"

Yjet

Gazeta Express

19/02/2021 19:27

Skivi e cilëson Albertin njëri të madh, “për këtë pati shumë bujë lajmi për vdekjen e tij”

Yjet

Gazeta Express

19/02/2021 19:27

Kur është pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar për vdekjen e Albertit, Skivi ka thënë se kur “një njeri ka famë mesatare dhe është i njohur normalisht që edhe fjalët për vdekjen e tij janë të mëdha”.

“Mendoj se të gjitha këto fjalë që erdhën, vinë për shkak se ai ishte një njeri shumë i madh dhe pastaj flitet sepse njerëzit e mëdhenj kanë shumë vepra dhe secili tani mundet me e bo krahasimin e vet”.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Skivi për disa nga këto fjalë ka thënë se ndihet paksa në siklet dhe disa prej tyre edhe i ka përjetuar keq.

“Me kanë lëndu shumë, gjithçka çka kam dëgju, por jam mundur me qëndru gjithë kohën nëpër pyje nëpër male, ku gjatë kësaj kohe kam shëtit nëpër male të Kosovës shumë”, tha Skivi në përgjigje për Festën.

Kujtojmë se Alberti e kishte mik të ngushtë Skivin dhe në një moment ai i kishte dalë në krah atij gjatë një përleshje që ai pati në qendër të Prishtinës me reperin shqiptar Noizy.   /GazetaExpress/