Jennifer Lopez ka treguar më në fund se si e ka ndryshuar tatuazhin kushtuar Ben Affleck, dy vite pas ndarjes së tyre të bujshme.
56-vjeçarja u pa me një fustan ngjyrë ivory gjatë festës së Memorial Day, ku një detaj në zonën e brinjëve tërhoqi vëmendjen e publikut dhe zbuloi për herë të parë modifikimin e tatuazhit.


Në një fotografi ku këngëtarja shihej duke përqafuar djalin e saj Max, nga martesa me Marc Anthony, u vu re qartë se tatuazhi i dikurshëm ishte ndryshuar.
Tatuazhi i dikurshëm për Ben Affleck
Lopez kishte bërë në shkurt të vitit 2023 një tatuazh në formë simboli të pafundësisë, ku ishin shkruar emrat e saj dhe të Ben Affleck.
Pas ndarjes, emri i aktorit është mbuluar me bojë të zezë, ndërsa nuk është bërë e qartë se cili është dizajni i ri mbi të.


Më herët ishte raportuar se ajo mund ta kishte zëvendësuar me një kolibër (hummingbird), simbol që shpesh lidhet me shpresën dhe rinovimin, por në pamjet më të fundit ky detaj nuk është i dukshëm.
Një simbol që ka ndryshuar me historinë e saj
Kolibri kishte një kuptim të veçantë për Lopez, pasi u përdor edhe në projektin e saj muzikor This Is Me… Now, i frymëzuar nga lidhja e saj me Affleck.
Tatuazhi ishte fillimisht një simbol i dashurisë dhe “përkushtimit” mes tyre, i bërë publikisht në Instagram në Ditën e Shën Valentinit.
Fundi i një historie dashurie
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ribashkuan në vitin 2021, 17 vite pas anulimit të fejesës së tyre të parë. Ata u martuan në vitin 2022, por martesa përfundoi me kërkesën për divorc në gusht të vitit 2024.

Divorci u finalizua në janar të vitit 2025, ndërsa çifti ende nuk ka shitur vilën e përbashkët në Beverly Hills, me vlerë dhjetëra milionë dollarë.
Edhe Affleck kishte bërë një tatuazh në nder të lidhjes së tyre, me inicialet e të dyve, i cili mbetet një kujtim i periudhës së tyre së bashku.
Sot, tatuazhi i Lopez duket si një tjetër kapitull i mbyllur në një histori dashurie që dikur ishte në qendër të vëmendjes botërore. /GazetaExpress/