Në Pressing në T7, sonte, është duke u diskutuar për fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit, ku mes të ftuarve janë edhe Valon Syla, edhe Zana Avdiu.
Mes këtyre dyve ka shpërthyer debati, përderisa kanë diskutuar për gjuhën e partive.
‘’Pse s’po del në Vetëvendosje bre vlla, dil në Vetëvendosje shlirohu’’, ka thënë Syla
‘’O Valon ti dil, se ti po thu që nëse e shan Hashim merr vota’’, ka thënë Avdiu.
‘’Po shaje, ti ki me mbet 12%. Ti hala me Abdixhikun po mendon a. Nuk është beteja midis opozitës, ça po ju bon Hashimi, është në burg. Tash ça po doni ju, me përzan Hashimin, ai në burg është. Duhet me iu falënderu PDK’së që ju ka pshtu në Viti edhe Prishtinë. ’’, ka deklaruar Syla.
‘’Vetëvendosja është tu e sha Hashimin edhe Skenderajn. Abdixhiku me dal me pas këtë gjuhë merr më shumë vota, por ai është ka kursen gjuhën. Mos thuj s’ju ka nimu se unë s’jam në LDK, as s’jam parti as në VV. S’jam armik as i PDK, as i VV’së.’’, ka thënë Avdiu.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...