Sindikata kërkon të mos vlejë kufizimi për policinë gjyqësore për pagesë të shtesave të rrogës - Gazeta Express
string(94) "sindikata-kerkon-te-mos-vleje-kufizimi-per-policine-gjyqesore-per-pagese-te-shtesave-te-rroges"

Sindikata kërkon të mos vlejë kufizimi për policinë gjyqësore për pagesë të shtesave të rrogës

Gazeta Express

09/04/2020 15:10

Sindikata e pavarur e Policisë gjyqësore kërkon përjashtim nga vendimi qeveritar me të cilin kufizohet pagesa e shtesave të rrogës për tërë sektorin publik, përveç për pjesëtarët e MPB-së, ARM-së dhe punonjësit shëndetësorë, përcjell GazetaExpress.

Sipas Vlladimir Litovski, kryetar i sindikatës së pavarur të Policisë gjyqësore të Maqedonisë, i cili njëlherit e përfaqëson shumicën e policëve gjyqësorë në shtet, anëtarët e kësaj sindikate, si profesionistë, gjithashtu njejtë janë të angazhuar dhe punojnë nga 24 orë çdo ditë.

Lexo Edhe:

“Punojmë me përgjegjësi dhe me vëllim të shtuar të obligimeve. Konsiderojmë se nuk duhet të ndahemi nga vendimet qeveritare të cilat vlejnë për MPB-në dhe ARM-në. Kërkojmë Qeveria në mbledhjen e parë të ardhshme të bëjë ndryshim dhe plotësim të këtij dekreti, në mënyrë që kufizimi i pagesës së shtesave dhe kompensimeve të mos i referohet policëve gjyqësorë të cilët në pajtim me ligjin, janë të punësuar në sektorin publik dhe janë nëpunës të autorizuar, njejtë si edhe pjesëtarët e MPB-së dhe ARM-së”, theksoi Litovski në konferencën për shtyp në Manastir./GazetaExpress/B.Lika/