Si të parandaloni një sulm në zemër ose goditje në tru: 8 zakone që nuk duhet t'i injoroni kurrë - Gazeta Express
string(94) "si-te-parandaloni-nje-sulm-ne-zemer-ose-goditje-ne-tru-8-zakone-qe-nuk-duhet-ti-injoroni-kurre"

Shneta

Gazeta Express

17/06/2021 14:40

Si të parandaloni një sulm në zemër ose goditje në tru: 8 zakone që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Shneta

Gazeta Express

17/06/2021 14:40

Si të parandaloni një sulm në zemër ose goditje në tru:

8 zakone që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Lexo Edhe:

Sulmi në zemër dhe goditja në tru janë shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Secila gjendje mund të shkaktohet nga predispozitat gjenetike dhe / ose stili i jetesës. E para është një variabël i pakontrollueshëm; e dyta jo.

Në vijim 8 zakone të shëndetshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmit në zemër dhe tru.

1- Kryeni aktivitet fizik rreth 30 minuta çdo ditë

Një gjysmë ore ushtrim i moderuar pesë ditë në javë ul rrezikun e sulmit në zemër. Ecja me hap të shpejtë, vrapimi apo noti janë të gjitha zgjedhje të shëndetshme. Në dy ditët e mbetura të javës mund zgjidhni të kryeni streçing ose joga.

2. Mos pini duhan

Pirja e duhanit rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru me 200-400 përqind, në varësi të frekuencës (të pirjes së duhanit) dhe gjenetikës.

Edhe duhanpirja pasive ka pasojat e saj. Personat e ekspozuar rregullisht ndaj tymit të duhanit kanë 25-30 përqind më shumë shans për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe 20-30 përqind më shumë shans për të pasur një goditje në tru.

3. Ushqehuni shëndetshëm

Çdo ditë, mundohuni të konsumoni një dietë të ekuilibruar. Nutricionistët rekomandojnë një përzierje të frutave, perimeve, drithërave, peshkut dhe mishit pa dhjam. Shmangni ose kufizoni ndjeshëm konsumimin e ushqimeve të përpunuara dhe të gatshme.

4. Pini alkool me moderim

Një sasi e moderuar e alkoolit mund të ndihmojë zemrën tuaj. Sipas udhëzimeve dietike në SHBA, konsumi i moderuar i alkoolit është 1 pije në ditë për gratë dhe 2 për burrat.

5. Mbani një peshë të shëndetshme

Duke mbajtur një peshë të shëndetshme mund të përmirësoni numrat e kolesterolit, presionit të gjakut dhe nivelet e sheqerit në gjak.

6. Mos neglizhoni mjekimin e dhënë nga mjeku

Tregoni kujdes në marrjen e mjekimit të përshkruar nga mjeku. Nëse ju ndodh të keni ndonjë problem (keni harruar apo tejkaluar) me oraret e marrjes së medikamenteve telefonojini mjekut tuaj, në mënyrë që të shmangni ndonjë efekt anësor.

7. Konsumoni çokollatë të zezë

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë dhe veti të tjera ushqyese që mbrojnë zemrën tuaj.

8. Tregoni kujdes ndaj simptomave tuaja

Tre simptoma të rrezikshme për t’u parë janë gulçimi, dhimbje gjoksi dhe mpirja / ndjesi shpimi gjilpërash (zakonisht në njërën anë të trupit.)

Mos prisni që këto simptoma të zhduken, por paraqituni menjëherë te mjeku juaj.

Për më shumë informacion kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en