Dhëndëri tentoi ta vriste ish-vjehrrin në Dragash për shkak të mosmarrëveshjes rreth divorcit me vajzën e tij - Gazeta Express
string(109) "dhenderi-tentoi-ta-vriste-ish-vjehrrin-ne-dragash-per-shkak-te-mosmarreveshjes-rreth-divorcit-me-vajzen-e-tij"

Dhëndëri tentoi ta vriste ish-vjehrrin në Dragash për shkak të mosmarrëveshjes rreth divorcit me vajzën e tij

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 13:56

Një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij në Dragash pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes të vajzës së viktimës dhe atij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe ia ka sekuestruar armën.

Lexo Edhe:

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën  K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet  ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha ai.