Sanchez shkëput kontratën me Interin, këtë javë zyrtarizohet te klubi i ri - Gazeta Express
string(73) "sanchez-shkeput-kontraten-me-interin-kete-jave-zyrtarizohet-te-klubi-i-ri"

Sanchez shkëput kontratën me Interin, këtë javë zyrtarizohet te klubi i ri

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 16:50

Alexis Sanchez do të bëhet së shpejti me klub të ri.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi kilian ka nënshkruar sot të gjitha dokumentet për shkëputjen e kontratës me Interin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas kësaj, Sanchez do të udhëtojë këtë javë drejt Francës për të kompletuar transferimin te Marseille.

33-vjeçari me klubin nga Ligue 1 do të nënshkruajë si lojtar i lirë.

Alexis Sanchez ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë me Marseille deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/