Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali - Gazeta Express
string(90) "jepet-tenderi-1-7-milione-euro-per-zgjerimin-e-rruges-nga-ura-e-veternikut-deri-ne-hajvali"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 10:21

Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 10:21

Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, një segment i cili ka shkaktuar tollovi në trafik gjatë viteve të fundit.

Oferta fituese është shpallur ajo e kompanisë Papenburg & Adriani Company SH.P.K., ka njoftuar sot Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Lexo Edhe:

Vlera e kontratës është 1.7 milion euro.

Ky segment i rrugës, i cili do të zgjerohet, është i gjatë 3.66 kilometra, bëhet e ditur në Dosjen e Tenderit, raporton Paparaci.

Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë pune. Rrjedhimisht, sipas këtij kriteri, punimet në këtë rrugë priten të përfundojnë pas rreth katër muajsh.