I dënuar me 4.6 vite burg, pranga polakut në Shkodër - Gazeta Express
string(51) "i-denuar-me-4-6-vite-burg-pranga-polakut-ne-shkoder"

I dënuar me 4.6 vite burg, pranga polakut në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2024 21:00

Shtetasi polak Jan Stanek është arrestuar nga Policia e Shkodrës në pikën kufitare të Hanit të Hotit. 61-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore në Poloni, pasi është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjeve.

Policia e Shkodrës përmes një njoftimi për mediet ka bën të ditur se arrestimi i polakut u realizua në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.“Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni”, njofton Policia e Shkodrës.