Sabitzer zbarkon në Manchester, zyrtarizimi çështje kohe - Gazeta Express
string(55) "sabitzer-zbarkon-ne-manchester-zyrtarizimi-ceshtje-kohe"

Sabitzer zbarkon në Manchester, zyrtarizimi çështje kohe

Sport

Gazeta Express

31/01/2023 21:46

Manchester United është duke punuar për të kompletuar huazimin e Marcel Sabitzerit nga Bayern Munichi.

Marrëveshja thuhet se do të jetë vetëm për huazimin e tij deri në fund të sezonit, pa përfshirjen e opsionit të blerjes – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se 28-vjeçarit ka arritur tashmë në Carrington, për të përfunduar kalimin e tij te Man Unitedi.

Palët kanë arritur marrëveshje dhe tani po përgatiten dokumentet për t’u nënshkruar marrëveshja.

“Football Daily” ka publikuar edhe pamjet nga arritja e austriakut në terrenin stërvitor të “Djajve të Kuq”. /Gazeta Express/