Rusia planifikoi vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të inteligjencës, si ia dështoi planin Ukraina? - Gazeta Express
string(106) "rusia-planifikoi-vrasjen-e-ministrit-te-mbrojtjes-dhe-shefit-te-inteligjences-si-ia-deshtoi-planin-ukraina"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2022 10:56

Rusia planifikoi vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të inteligjencës, si ia dështoi planin Ukraina?

Lajme

Gazeta Express

09/08/2022 10:56

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Ukrainës ka arrestuar dy persona që dyshohet se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse, të cilët planifikonin të vrisnin ministrin ukrainas të Mbrojtjes dhe kreun e agjencisë e inteligjencës ushtarake.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës prishi komplotin e pretenduar nga agjencia ruse e inteligjencës ushtarake GRU për të përdorur një grup sabotazhi që t’i kryejë tri vrasje, përfshirë atë të një aktivisti të shquar ukrainas, tha agjencia në një deklaratë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm ndaj deklaratës së Ukrainës nga Moska apo media shtetërore ruse.

Të dyshuarve, njëri banor i rajonit lindor të Luhanskut të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe tjetri banor i kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, iu premtuan deri në 150,000 dollarë nga punonjësit rusë për vrasjen e secilit prej objektivave të tyre, tha Shërbimi.