Roger Federer e konfirmon rikthimin në French Open - Gazeta Express
string(50) "roger-federer-e-konfirmon-rikthimin-ne-french-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/04/2021 8:56

Roger Federer e konfirmon rikthimin në French Open

Sporte tjera

Gazeta Express

19/04/2021 8:56

Roger Federer ka konfirmuar se do të luajë në grand salmin e sivjetshëm të Franch Open, duke u rikthyer në një turne grand slam për herë të parë që prej janarit 2020.

Njëzet herë kampioni i grand slameve u rikthye nga lëndimi pas 14 muajve në turneun Qatar Open muajin e kaluar, por nuk ka luajtur më që prej atëherë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këtë të diele, zvicerani njoftoi se do të luajë edhe në turneun Geneva Open në maj e pastaj në Ronald Garros, i cili nis më 30 maj.

39-vjeçari po rikthehet pas dy operacioneve në gju, si pasojë e të cilave nuk luajti që prej janarit 2020.

Federer, i cili e fitoi titullin e vetëm në French Open në vitin 2009, e mundi britanikun Dan Evans në ndeshjen e rikthimit nga lëndimi në Doha muajin e kaluar, por u mposht nga Nikoloz Basilashvili  në rundin pasues. /Gazeta Express/