Rishkruhet historia: Dokumenti misterioz që tregon se Europianët e kanë zbuluar Amerikën para Kolombos - Gazeta Express
string(101) "rishkruhet-historia-dokumenti-misterioz-qe-tregon-se-europianet-e-kane-zbuluar-ameriken-para-kolombos"

Rishkruhet historia: Dokumenti misterioz që tregon se Europianët e kanë zbuluar Amerikën para Kolombos

Mistere

Gazeta Express

13/10/2021 22:26

Disa dorëshkrime misterioze të ekspozuara nga Universiteti i Milanit tregojnë që europianët e kanë zbuluar Amerikën e Veriut së paku 150 vite para se Kristofor Kolombo do të lundronte përtej Atlantikut

Eksploruesi italian nuk ishte europiani i parë që zbarkoi në brigjet e Amerikës Veriore – ky nder i takon vikingëve – por udhëtimi i tij në perëndim ka pasur ndikimin më të madh në historinë botërore. Më 1492, pasi mori mbështetje financiare nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës, Kolombo lundroi përmes Atlantikut duke arritur në Bahame, Kubë dhe Hispaniola (Haiti dhe Republika Domenikane e ditëve moderne). Pastaj, gjatë viteve 1443 dhe 1446 Kolombi bëri udhëtimin e dytë në Amerikë duke u futur me thellë në Karaibe ku krijoi një numër qytete dhe porte.

Lexo Edhe:

Deri në vdekjen e tij në Valladolid të Spanjës, më 1506, Kolombo kishte bërë katër udhëtime përgjatë Atlantikut, duke okupuar Karaibët dhe duke siguruar një pasuri të bollshme nga kurora spanjolle.

Udhëtimet e tij janë bërë sinonim për zbulimin e Amerikës, edhe pse viteve të fundit kanë treguar se kolombi ishte larg të qenit personi i parë që kishte zbuluar Botën e Re.

Pothuajse 500 vite para se Kolombo ta kalonte Atlantikun, arkeologët kanë zbuluar se eksploruesit Viking nga Skandinavia kishin arritur në brigjet e Kanadasë moderne diku në vitin 999 të erës sonë.

Për kohë të gjatë, besohej se këto tregime për këto zbarkime ishin humbur në anale të kohës dhe i takonin vetëm miteve dhe folklori të Islandezëve.

Kolombo ka bërë katër udhëtime me anijet e tij përtej Atlantikut

Por, studimi i ri i Universitetit të Milanit në Itali tregon që disa studiues të shekullit 14 ishin shumë mirë në dijeni se zbulimi i Amerikës ishte bërë për më shumë se një shekull para Kolombos.

Paolo Chiesa, një studiues në universitet, në departamentin për studime letrare, ka hasur në një dokument misterioz që e përmend për herë të parë Amerikën në Mesdhe.

Dokumenti latin, i cili ishte shkruar nga murgu milanez, Galvaneus Flamma më 1345, flet për një tokë në perëndimin e Greenlandës.

I quajtur “Cronica Universalis”, teksti tregon përpjekje për të bërë kronikë për një histori të botës.

“Terra que dicitur Marckalada”, është një pasazh që përmend Amerikën sipas profesor Chiesas .

“Toka është quajtur Marckalada”, që do të thotë në lexim latinisht.

“Cronica universalis u shkrua nga frati milanez, Galvaneus Flamma dhe përmban një referencë mahnitëse për një “terra aque dicityr Marckalada, që gjendet në perëndim të Greenlandës”, ka shkruar Chiesa në studimin e tij, transmeton GazetaExpress.  

“Toka ishte njohur si Markland pasi kështu e kishin quajtur disa burime islandeze dhe ishte identifikuar nga studiuesit si pjesë e brigjeve të Atlantikut të Amerikës Veriore”.

“Referenca e Galvaneus, ndoshta është nxjerrë nga burimet gojore të Gjenovës, është përmendja e parë e kontinentit amerikan në rajonin e Mesdheut dhe jep prova të përmendjes (jashtë zonës Nordike dhe 150 vite para Kolombos) të tregimeve gojore për tokat rreth Greenlandës”.

Një kopje e një varke vikinge e zbuluar në Newfoundland në Kanada (Foto: Getty)
Artefakt viking. Vikingët besohet se e kishin zbuluar Amerikën në vitin 999 të erës sonë. (Foto: Getty)

Studimi jo vetëm që sfidon besimin se Kolombo ishte i pari europian që lundroi drejt Amerikës, por sugjeron që eksploruese kishte njohuri se për ku ishte nisur.

Sidoqoftë, profesor Chiesa, është i bindur që dokumenti është një zbulim i madh pasi që tregon se në atë kohë kishte tregti në mes të nordikëve dhe mesdhetarëve, pra në gjysmën e parë të shekullit 14.

“Për me tepër, ai sjellë prova të pashembullta në spekulimet për lajmin rreth kontinentit të Amerikës të ardhura nga burimet nordike kanë qarkulluar në Itali një shekull e gjysmë para Kolombos”. /GazetaExpress/