Prokuroria e lartë e shtetit në Podgoricë hap rast ndaj ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, kjo pasi ai dha një intervistë për mediat atje - Gazeta Express
string(142) "prokuroria-e-larte-e-shtetit-ne-podgorice-hap-rast-ndaj-ish-presidentit-malazez-milo-gjukanoviq-kjo-pasi-ai-dha-nje-interviste-per-mediat-atje"

Prokuroria e lartë e shtetit në Podgoricë hap rast ndaj ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, kjo pasi ai dha një intervistë për mediat atje

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 12:51

Prokuroria e lartë e shtetit në Podgoricë ka hapur një rast në lidhje me intervistën e ish-presidentit Milo Gjukanoviq, e cila është publikuar nga Antena M para pak ditësh dhe transmetuar nga disa media malazeze.

Këtë për Pobjeda e ka konfirmuar kryetarja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Lepa Medenica.

Lexo Edhe:

Ajo tha se Administrata e Policisë e ka dorëzuar intervistën e Gjukanoviqit në prokurori për vlerësim për të shqyrtuar ekzistimin e mundshëm të elementeve të veprës penale për të cilën ndjekja sipas detyrës zyrtare.

Ajo tha se nëse është e nevojshme do të ndërmerren masa dhe veprime të tjera për të marrë vendim.

Kujtojmë se Prokuroria e Lartë e Shtetit ka kërkuar nga Antena M që në formë elektronike t’i dorëzojë atij organi një incizim të një interviste me ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Me urdhër të prokurores Irene Buriq, kërkesa e nënshkruar nga Goran Jokiq, shef i Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”

Mediumi që e ka realizuar intervistën ka sqaruar se intervista me Milo Gjukanoviq është në kanalin e Antena M në YouTube dhe është në dispozicion të Prokurorisë pa asnjë kufizim teknik.