Princesha Lamia bint Majid Al Saud vjen në Prishtinë, solli aparat për diagnostikimin e kancerit - Gazeta Express
string(95) "princesha-lamia-bint-majid-al-saud-vjen-ne-prishtine-solli-aparat-per-diagnostikimin-e-kancerit"

Princesha Lamia bint Majid Al Saud vjen në Prishtinë, solli aparat për diagnostikimin e kancerit

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 12:37

Princesha Lamia bint Majid Al Saud, e cila aktualisht ndodhet në Prishtinë, është nderuar nga kryetari Përparim Rama me “Çelësin e Qytetit”.

“Nderuam me “Çelësin e Qytetit” shkëlqesinë e saj, princeshën, Lamia bint Majid Al Saud, një filantropiste e mirënjohur botërore”, shkroi Rama në Facebook.

Lexo Edhe:

Kryetari Rama tha se Princesha Lamia bint Majid Al Saud bëri një donacion në Kosovë duke sjellë aparaturën më të avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

“Shumë falënderues për kontributin e saj në shëndetësi dhe në shumë fusha tjera. Gjithashtu, falënderoj Presidenten Jahjaga e cila shoqëroi Princeshën Lamia bint Majid Al Saud në takim”, njoftoi Rama.