Rikthehet në ankand një nga orët e Al Capones - Gazeta Express
string(45) "rikthehet-ne-ankand-nje-nga-oret-e-al-capones"

Rikthehet në ankand një nga orët e Al Capones

Fun

Gazeta Express

05/01/2023 21:39

Një nga orët e xhepit të Al Caponse është rikthyer në ankand pas pak më shumë se një viti, por natyrisht nuk do t’i shkojë ofertuesit më të lartë si në vitin 2021, kur shuma ishte 230 000 dollarë.

Tani ora ”Patek Philippe” e gangsterit të famshëm kushton 2,5 milionë dollarë. Më 8 tetor 2021, shtëpia e ankandeve ”Witherells” kishte nxjerr orën, në një kuti platini, me monogramin ”AC” dhe me 90 diamante për 230 000 dollarë, gati 10 herë më shumë se sa vlera bazë prej 25 000 dollarësh.

Lexo Edhe:

Atë e shisnin mbesat Diane dhe Barbara Capone.

Është e paqartë nëse pronari aktual e ka blerë atë orë në ankand në 2021-shin, por në reklamë thuhet se është nga pronat e Al Capone.