Suhareka ’23 ka triumfuar në derbin e Grupit A në Ligën e Parë, ndaj Dinamos, të vlefshëm për javën e 20-të.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e fitoi këtë përballje me përmbysje të rezultatit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Ferizaj përfundoi me rezultatin 1:2.
Ferizajasit ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Drilon Sadikut (10’).
Por, suherakasit ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë me golat e Astrit Berishës (60’) dhe Mevlan Zekës (82’ penallti).
Suhareka ’23 pas kësaj fitoreje ka marrë edhe kryesimin në tabelën e Grupit A, tani me 38 pikë.
Dinamo bie në pozitën e dytë dhe ka një pikë më pak. /Gazeta Express/