Policia jep detaje për viktimat e aksidentit tragjik në Shirokë të Suharekës - Gazeta Express
string(76) "policia-jep-detaje-per-viktimat-e-aksidentit-tragjik-ne-shiroke-te-suharekes"

Policia jep detaje për viktimat e aksidentit tragjik në Shirokë të Suharekës

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 21:26

Një aksident tragjik në mes të një motoçiklete dhe veture la të vdekur dy persona, të dielën në Shirokë të Suharekës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit në një prononcim për Gazetën Express ka dhënë informacione për viktimat.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për P.G i lindur në vitin 2004 dhe B.H i lindur në vitin 1993. Viktimat janë nga Prizreni – ata ishinnë motoçikletë.

Më herët, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ka treguar se shoferi i veturës pasi mori trajtim mjekësor është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Express

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën jetën dy persona
Dy të vdekur nga një aksident në Suharekë mes veturës dhe motoçikletës