Qeveria merr vendimin, maskat të detyrueshme në ambientet e mbyllura në Shqipëri - Gazeta Express
string(79) "qeveria-merr-vendimin-maskat-te-detyrueshme-ne-ambientet-e-mbyllura-ne-shqiperi"

Qeveria merr vendimin, maskat të detyrueshme në ambientet e mbyllura në Shqipëri

Gazeta Express

14/07/2020 14:40

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se maskat apo barrierat e mbrojtjes prej tekstili, do të jenë tashmë të detyrueshme për të gjithë qytetarët që frekuentojnë ambiente të mbyllura.

Manastiliur ka njoftuar se vendimi është marrë në Komitetin Teknik të Ekspertëve për masat anti- Covid, që të gjithë të vënë maska në ambientet e mbyllura, në të kundërt do të penalizohen.

Lexo Edhe:

“Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen

Për ata të cilët janë skeptikë dhe nuk zbatojnë rregullat, u them që të shkojnë të takojnë të afërmit e familjarëve të cilët janë të shtruar në spitalin infektiv dhe të shohin se çfarë vuajtjesh kanë ata pacientë. Por ne mund ta luftojmë këtë sëmundje, duke përdorur armët e thjeshta, siç është përdorimi I maskës. Komunitetet shkencore e kanë pohuar se maskat/barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e infeksionit në ambientet e mbyllura. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni. Është shumë e rëndësishme që të na mirëkuptojnë të gjithë qytetarët, që ky është një akt që bëhet për të mirën e shëndetit. Shëndeti nuk ka çmim”, tha Manastirliu.

Ende nuk është bërë publik akti ligjor që do të përcaktojë dhe masat ndëshkuese për ata që shkelin rregullin e ri./Express