“Qenka shkruar t’ia thyej kryet përsëri” - Fury e kërcënon Wilderin - Gazeta Express
string(62) "qenka-shkruar-tia-thyej-kryet-perseri-fury-e-kercenon-wilderin"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2021 11:38

“Qenka shkruar t’ia thyej kryet përsëri” – Fury e kërcënon Wilderin

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2021 11:38

Tyson Fury e ka paralajmëruar Deontay Wilderin se, siç ka thënë, do t’ia thyejë kokën atij, pasi boksieri amerikan i kërkoi 20 dollarë euro për t’u tërhequr në mënyrë që të jetë i mundur zhvillimi i luftës së shumëpritur Fury-Joshua.

Fury tha se nuk pret që të përballet me Anthony Joshuan në meçin e tij të radhës, pasi Wilderi i kërkoi 20 dollarë euro për t’u tërhequr dhe për ta lejuar zhvillimin e asaj lufte.

Lexo Edhe:

Fury dhe Joshua kishin rënë dakord për luftën e shumëpritur në gusht, raporton Gazeta Express.

Por ekipi i Wilderit iu drejtuar gjykatës, e cila vendosi se ai kishte të drejtë kontraktuale për t’u përballur me Furyn për herë të tretë deri më 15 shtator.

Fury ka thënë: “Wilderi i kërkoi 20 milionë dollarë për t’u tërhequr. Duket se më duhet t’ia thyej kryet përsëri”.

Fury e postoi këtë mesazh në Instagram mbi një video ku Wilderi shihet duke stërvitur me trajnerin Malik Scott.

Fury e fitoi titullon e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, duke e mposhtur Wilderin me nokaut në rundin e shtatë në rimeçin e shkurtit 2020, pasi lufta e parë mes tyre kishte përfunduar në barazim.

Ata duhej të luftonin për herë të tretë por vonesat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 e nxitën Furyn të kërkojë kundërshtar tjetër.

Por pasi vonesat e shkaktuara nga pandemia bënë që trilogjia e korrikut të 2020-es të shtyhej, ekipi i Wilderit kërkoi që meçi të zhvendosej në vitin 2021.

Fury e refuzoi këtë dhe tha se do kërkonte kundërshtar tjetër. Wilderi e çoi çështjen në gjykatë, e cila ia mbajti anën amerikanit dhe i dha afat Furyt deri më 15 shtator për meçin e tretë./Gazeta Express/