Qëndroi 306 ditë në spital, shërohet nga koronavirusi 74-vjeçari britanik - Gazeta Express
string(72) "qendroi-306-dite-ne-spital-sherohet-nga-koronavirusi-74-vjecari-britanik"

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2021 9:44

Qëndroi 306 ditë në spital, shërohet nga koronavirusi 74-vjeçari britanik

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2021 9:44

Një rast i veçantë është ai i një 74- vjeçari nga Britania e Madhe, i cili ka qëndruar për 306 ditë në spital pasi ishte infektuar me koronavirusit por për fat të mirë është shëruar.

TheGuardian, shkruan se bëhet fjalë për avokatin i në pension Jeffrey Woolf, i cili nga shumë njerëz konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.

Lexo Edhe:

Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për më të keq, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.

Ndërkohë mësohet se pasi, doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish- avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme.