Pyetet për bashkëshortin, Olta Gixhari: Më ndihmon në gjithçka, jam me fat që kam një njeri kaq qytetar në krahë - Gazeta Express
string(109) "pyetet-per-bashkeshortin-olta-gixhari-me-ndihmon-ne-gjithcka-jam-me-fat-qe-kam-nje-njeri-kaq-qytetar-ne-krahe"

Rozë

Gazeta Express

11/04/2024 10:41

Pyetet për bashkëshortin, Olta Gixhari: Më ndihmon në gjithçka, jam me fat që kam një njeri kaq qytetar në krahë

Rozë

Gazeta Express

11/04/2024 10:41

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është tejet e rezervuar sa i përket jetës private.

Ajo e ruan këtë anë me fanatizëm dhe se nuk shfaqet asnjëherë me bashkëshortin e saj, Dorin.

Lexo Edhe:

Ndonëse është aktive në Instagram, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 sjell më shumë imazhe të vetes.

Një ndjekës së fundmi e pyeti nëse fotot apo videot ia bënë partneri meqë nuk e poston asnjëherë.

“Burri ti bën këto videot dhe fotot se nuk po e shohim fare në asnjë foto apo video tënden?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

Biondja në ndërkohë u përgjigj: “Dori më ndihmon me gjithçka në këtë periudhë dhe jemi gjithmonë bashkë. Jam me fat që kam një njeri kaq qytetar në krahë”.

Me këtë, Olta zbuloi se ka një raport të shkëlqyer me partnerin, por që nuk dëshiron ta shfaqë atë në rrjete sociale.