Publikohet një video ku Khabibi dhe gjyqtari tallen me McGregorin - Gazeta Express
string(65) "publikohet-nje-video-ku-khabibi-dhe-gjyqtari-tallen-me-mcgregorin"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2021 9:44

Publikohet një video ku Khabibi dhe gjyqtari tallen me McGregorin

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2021 9:44

Ka dalë në sipërfaqe një video e vjetër e Khabib Nurmagomedovit dhe gjyqtarit Herb Dean, të cilët shihen duke biseduar pas meçit të rusit kundër irlandezit Connor McGregor.

Në atë meç, Khabib e kishte mposhtur McGregorin në njërën prej luftërave më të shumëpritura në historinë e UFC-së, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai meç mbahet në mend për lëvizjet e jashtëligjshme të McGregorit në kafaz, për të cilat Khabibi, bashkë me trajnerin e vet Javie Mendez, ishin ankuar te gjyqtari.

“Trajner, sa mendon se e kanë paguar ata atë (gjyqtarin)?” pyet Khabibi me shaka.

“Nuk e di, Herb, sa të paguan?” i përgjigjet Mendezi.

“Thjesht u përpoqa ta bëj punën time”, reagoi Dean.

“A t’u kompensua mirë bile?” e pyeti Mendez.

“Kurrë nuk jam kompensuar mirë”, tha Dean me shaka. /Gazeta Express/