Publikohet lista e hendbollistëve të ftuar që synojnë ta shkruajnë historinë - Gazeta Express
string(76) "publikohet-lista-e-hendbollisteve-te-ftuar-qe-synojne-ta-shkruajne-historine"

Publikohet lista e hendbollistëve të ftuar që synojnë ta shkruajnë historinë

Sporte tjera

Gazeta Express

09/04/2021 23:49

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto duelet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Pas barazimit dhe fitores së jashtëzakonshme ndaj Rumanisë, Kosova synon fitoren me Malin e Zi për të siguruar suksesin historik – kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Lexo Edhe:

Ndeshja Kosovë – Mali i Zi zhvillohet më 28 prill në Prishtinë. Më pas më 2 maj, Kosova i mbyll eliminatoret me ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, nënkampiones në fuqi të botës.

Kosova është e treta në Grupin 8 me 3 pikë, sa i ka edhe Rumania në vend të dytë. Suedia udhëheq me 6 pikë, kurse Mali i Zi është i katërti me 2 pikë. Kosova e Rumania i kanë luajtur nga katër ndeshje, ndërsa Suedia e Mali i Zi nga tri.

Seleksionuesi Qerimi është bazuar në ekipin që ka siguruar fitoren historike në Bukuresht. Por ka edhe emra të rinj.

Në ekipin kombëtar janë kthyer Fatlum Ahmeti e Bashkim Gashi që bëjnë karrierë në Suedi. Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës dhe Arbios Mushkolaj e Arti Luzha të Besa Famgas.

Në ekipin e zgjeruar të Qerimit bëjnë pjesë 20 lojtarë. Ndërkohë në shtabin teknik të tij janë Fatmir Muhaxheri e Veton Hajrizi.

Grumbullimi i hendbollistëve bëhet më 23 prill në Hotelin Internacional në Prishtinë prej orës 12:00.

May be an image of ‎4 njerëz dhe ‎text that says '‎KOSOVA FHK gorenje 2 Agon BAJQINOVCI RAMOSAJ 31 8 NEPTUN 5 Kastriot JUPA Bashkim GASHI Valon DEDAJ 11 (() KHF() 13 Fatlum AHMET 25 Festim MUSTAFA 26 Drilon TAHIRUKAJ 27 Lulëzim SHABANI Kat(KOS) KHBesaFa() Haris BERISHA 14 Drenit TAHIRUKAJ 15 Deniz TERZIQI 18 Arti LUZHA MUSHKOLAJ HSCKreuzlingen(SUI) 33 Bujar RAMOSAJ onMUQOLI 24 Luigj QUNI (Ha ۔( Leonard GEGAJ 35 Rron RAMADANI 68 Egzon GJUKA BUJAR QERIMI SHTABI TEKNIK: Trajnerët: Trajnerët:Fatmir MUHAXHERI( (KOS), Veton HAJRIZI( Fizioterapeut: ut:() Liridon ZENA QUALIFIERS MEN'SE EURO2022‎'‎‎