Publikohet hulumtimi “Zejet e vjetra në Prizren” - Gazeta Express
string(46) "publikohet-hulumtimi-zejet-e-vjetra-ne-prizren"

Arte

Gazeta Express

19/03/2024 14:27

Publikohet hulumtimi “Zejet e vjetra në Prizren”

Arte

Gazeta Express

19/03/2024 14:27

Në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, organizata EC Ma Ndryshe ka publikuar hulumtimin “Zejet e vjetra në Prizren”, të cilat përgjatë historisë kanë pasur ndikim të madh në jetën shoqërore dhe ekonomike të qytetit të vjetër.

Në këtë hulumtim janë përshkruar zejet kryesore të Prizrenit, si ato që janë aktive edhe ato që janë zhdukur apo rrezikojnë që të zhduken.

Lexo Edhe:

Ky hulumtim paraqet edhe një hap shtesë drejt dokumentimit të trashëgimisë shpirtërore të Prizrenit, duke i ofruar informata lexuesve dhe vendimmarrësve për zejet e ndryshme të Prizrenit dhe potencialin e tyre për promovimin e qytetit të vjetër.