Gruda i PDK'së: Albin Kurti e ka pranuar autonominë e plotë për Veriun - Gazeta Express
string(68) "gruda-i-pdkse-albin-kurti-e-ka-pranuar-autonomine-e-plote-per-veriun"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 18:38

Gruda i PDK’së: Albin Kurti e ka pranuar autonominë e plotë për Veriun

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 18:38

Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në PDK në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7 ka thënë se Kosova kurrë më pak sovranitet në veri nuk ka pas.

“Çështja e sovranitetit në veri të Kosovës është një propagandë. Ky realitet i hidhur që është ndërtuar në veri për të ardhmen e Kosovës do të shpërfaqet si është me gjithë ashpërsinë e saj kur të fillon implementimi i “Zajednicës”. Këta po shpikin tema si targat e dinarin por po flasim për tërësinë” tha ai.

Lexo Edhe:

Sipas Grudës  kjo Qeveri do ta jap autonominë pa marrë asnjë gjë.

“Ky është rezultati i dialogut 3 vjeçar të kryeministrit Kurti, të zëvendëskryeministrit Bislimi i cili për mua është qesharak që para katër dite thotë që nuk do të shkoj të diskutoj për dinarin dhe shkon në takimin e 6 për të njëjtën çështje” ka thënë koordinatori për Drejtësi në PDK.