Kancelaria gjermane thotë se Scholz i ka kërkuar hapa konkretë Kurtit për Asociacionin në lidhje me anëtarësimin në KiE - Gazeta Express
string(119) "kancelaria-gjermane-thote-se-scholz-i-ka-kerkuar-hapa-konkrete-kurtit-per-asociacionin-ne-lidhje-me-anetaresimin-ne-kie"

Kancelaria gjermane thotë se Scholz i ka kërkuar hapa konkretë Kurtit për Asociacionin në lidhje me anëtarësimin në KiE

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 18:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Kancelarn e Gjermanisë Olaf Schol, ka treguar zëdhënësi i Qeverisë federale Steffen Hebestreit, të hënën.

Siç thuhet në njoftim kancelari theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunaveme shumicë serbe.

Lexo Edhe:

Po ashtu përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Scholz dhe Kurti ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të orientuar drejt rezultateve dhe të mbeten në kontakt. /Gazeta Express