PSG e përmirëson ofertën për Skriniarin - Gazeta Express
string(39) "psg-e-permireson-oferten-per-skriniarin"

PSG e përmirëson ofertën për Skriniarin

Futboll

Gazeta Express

08/08/2022 15:50

Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Milan Skriniar.

Klubi francez thuhet se e ka përmirësuar ofertën për qendërmbrojtësin e Interit.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni francez fillimisht i kishte ofruar 60 milionë euro për futbollistin sllovak.

Mirëpo, kjo ofertë ishte refuzuar nga “Nerazzurri” pasi ishte konsideruar si e pamjaftueshme.

E tash, PSG-ja duket se është e gatshme për ta plotësuar kërkesën e Zikaltërve dhe do t’ua bëjë shumë shpejt atyre ofertën prej 70 milionë eurosh për qendërmbrojtësin.

Skriniar po ashtu është i gatshëm ta provojë një eksperiencë të re dhe ai mund të përfundojë në “Parkun e Princave” në ditët ose në javët në vazhdim.

Interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe klubet nga Premierliga dhe nga La Liga. /Gazeta Express/