PSG e dëshiron De Jongun - Gazeta Express
string(24) "psg-e-deshiron-de-jongun"

PSG e dëshiron De Jongun

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 19:33

Frenkie de Jong është futbollisti i cili mund të sjellë përfitime të mëdha te Barcelona.

Pavarësisht se Xavi e pëlqen shumë mesfushorin holandez, i cili e ka lavdëruar gjithmonë në një konferencë shtypi dhe ka thënë për të se “duhet të jetë i rëndësishëm për Barçën”, situata delikate ekonomike e klubit mund të bëjë që De Jong të jetë një nga të sakrifikuarit, me synimin për të ulur ‘fair- play’ -in e La Liga-s.

Lexo Edhe:

Përveç Manchester United, trajneri i ri i të cilit është Ten Hag, me të cilin arriti të shkëlqejë te Ajax, Frenkie de Jong ka si kërkues edhe Bayern Munich dhe PSG, transmeton Gazeta Express.

Nga Franca, Footmercato detajon se drejtori i ri sportiv i skuadrës parisiene, Luis Campos, dëshiron të përforcojë mesfushën e tij me lojtarin e Barçës, të cilin e ka ndjekur që kur luante me Ajaxin dhe sheh tek ai një futbollist që mund të bëjë diferencën në ekipin parisien.

Nga ana tjetër, gazeta Le Parisien raporton gjithashtu se Frenkie de Jong do të ishte i kënaqur që do të mund të luante përkrah Kylian Mbappé. /Gazeta Express/