Pse Xavi dhe Barcelona ndërruan mendim për Kessie - Gazeta Express
string(49) "pse-xavi-dhe-barcelona-nderruan-mendim-per-kessie"

Pse Xavi dhe Barcelona ndërruan mendim për Kessie

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 12:19

Sipas raporteve në Spanjë, Barcelona dhe Xavi nuk janë të bindur në ish mesfushorin e Milanit, Frank Kessie dhe janë të hapur që ta lejojnë largimin e tij në janar

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë raportohet që e ka prioritet kalimin në Itali në janar, edhe pse Barcelona ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për ish mesfushorin e Milanit dhe Atalantës.

Lexo Edhe:

Kessie ka bërë 13 paraqitje me Barcelonën këtë sezon pasi kompletoi transferin e tij pa para nga Kuqezinjtë këtë verë.

Agjenti i tij raportohet së është takuar me drejtorët e skuadrës katalunase për të diskutuar të ardhmen e mesfushorit.

“Në fillim, Barcelona mendoi që ai është një zëvendësim për Sergio Busquets. Por, pastaj, ata e kuptuan që ai ishte “pivoti” që ata po kërkonin, kështu që u desh ta përdorin atë si mesfushorë qendror”, tha gazetari italian, Matteo Moretto në YouTube gjatë një bashkëbisedimi live me Gerard Romero.

“Kessie mund të ja del, por mendoj që ndryshimi i pozitës është një problem”, vazhdoi Moretto.

“Kur Kessie u lëndua, klubi dhe lojtarët ishin të mërzitur sepse ai po luante mirë dhe klubi shihte përmirësime”.

“Qartë, ai nuk është duke dhënë aq shumë sa është pritur, por mendoj që qëndrimi i Barcelonës apo Xavit ka ndryshuar dhe tani ata janë në këtë situatë, kështu që nëse arrin ndonjë ofertë, ai mund të shitet”.

Interi dhe Napoli janë lidhur me një transfer të mundshëm të 25 vjeçarit në janar, por dy gjigantët e Serie A raportohet se janë të interesuar për një huazim me opsion blerjen, por që Barcelona dëshiron ta shesë.

Kessie nënshkroi kontratë deri më 2026 me Bareclonën derisa ka një pagë 6 milionë euro në vit.

Para kalimit të tij në Camp Nou verën e kaluar, Kessi luajti 204 ndeshje në Serie A dhe 36 në Serie B. Ai ka shënuar 37 gola në 223 ndeshje me Milanin, ku fitoi titullin në sezonin 2021/22. /GazetaExpress/