Prokurori i rastit të rrahjes së policit: E gjitha ndodhi për një gjobë ndaj pronarit të një qebabtoreje - Gazeta Express
string(111) "prokurori-i-rastit-te-perleshjes-ne-fushe-kosove-e-gjitha-ndodhi-per-nje-gjobe-ndaj-pronarit-te-nje-qebabtoreje"

Prokurori i rastit të rrahjes së policit: E gjitha ndodhi për një gjobë ndaj pronarit të një qebabtoreje

Gazeta Express

03/11/2020 18:00

Prokurori i rastit të përleshjes në Fushë Kosovë në mes qytetarëve dhe Policisë, ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një gjobe ndaj një pronari të një qebaptoreje.

Në një prononcim për media, prokurori i rastit ka thënë se Policia në kuadër të autorizimeve të veta ka shkrepur me armë zjarri, për toke.

Lexo Edhe:

Prokurori i rastit shtoi se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe gjashtë persona janë duke u intervistuar në Stacionin Policor.

“Rreth orës 16:00 e kom marr informartën për rastin një Fushë Kosovë. Ende nuk ka vendim për arrestim të ndonjë personi, gjashtë persona janë duke u intervistuar në Stacionin Policor. Janë sulmuar dy zyrtarët policorë. Një person mund të jetë një kalimtar i rastit i përfshirë në rast”, tha ai.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e kësaj përleshje pesë të lënduar, dy prej tyre janë zyrtarë policorë./Express/