Një mace udhëtoi në një kuti poste mbi 800 kilometra larg shtëpisë - Gazeta Express
string(66) "nje-mace-udhetoi-ne-nje-kuti-poste-mbi-800-kilometra-larg-shtepise"

Një mace udhëtoi në një kuti poste mbi 800 kilometra larg shtëpisë

Fun

Gazeta Express

06/05/2024 22:24

Një mace është bashkuar me pronaren e tij në Utah pasi ka udhëtuar mbi 804 kilometra në Kaliforni në një kuti të Amazonit.

Carrie Clark ka thënë se macja e tij 6-vjeçare, Galena, u zhduk nga shtëpia e saj në Lehi më 10 prill dhe nuk u paraqit ani pse miqtë dhe fqinjët dolën ta kërkonin.

Lexo Edhe:

Clark tha se ajo ishte e tronditur kur u kontaktua më 17 prill nga një veterinere mbi 804 kilometra larg vendit ku jetonin. Veterinerja kishte skanuar macen për një mikroçip dhe kishte marrë informacionin e kontaktit të Clarkut.

“Nuk mund ta besoja se ishte e vërtetë”, tha Clark për New York Times. “Unë i thashë asaj: Unë mendoj se kjo është shaka”.

Ajo tha se udhëtimi i Galenës filloi të bëhej më i besueshëm pasi nisi t’i bashkonte “copëzat”. Bashkëshorti i Clark, Matt, kishte dërguar një pako me postë e cila përmbante pesë palë çizme.

Clark tha se macja duhet të ketë kërcyer brenda kutisë kur Matt doli nga dhoma për të marrë shiritin e paketimit. “Për fat të keq, ajo nuk është lloji i maces që bën zhurmë”, tha Clark për Los Angeles Times.

Brandy Hunter, një punonjës në magazinë Amazon në Riverside, tha në një seri postimesh në Facebook se një koleg e gjeti Galenën brenda kutisë. Clark dhe burri i saj shkuan në Kaliforni të nesërmen për t’u ribashkuar me macen e tyre.

“Kur arrita ta mbaja sërish në krahë, ajo pushoi së dridhuri dhe e dinte që unë isha aty për të”, tha Clark. “Ishte një moment kaq i mrekullueshëm”.