Filmohet gjithçka, tre persona e rrahin shqelma policin në Fushë Kosovë, në fund ky e plagos njërin - Gazeta Express
string(97) "filmohet-gjithcka-tre-persona-e-rrahin-shqelma-policin-ne-fushe-kosove-ne-fund-ky-e-plagos-njerin"

Filmohet gjithçka, tre persona e rrahin shqelma policin në Fushë Kosovë, në fund ky e plagos njërin

Gazeta Express

03/11/2020 17:31

Një përleshje fizike ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ndërmjet Policisë dhe disa qytetarëve. Derisa Policia ka ndalur qytetarët, këta të fundit kanë sulmuar zyrtarët policorë, raporton Express

Express ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se qytetarët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Lexo Edhe:

Si pasojë e përleshjes fizike, policia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qytetarëve të përfshirë në këtë rast, ku njëri ka mbetur i plagosur.

Për këtë rast, deri më tani policia ka arrestuar dy të dyshuar.

“Sot rreth orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar për Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka njoftuar ajo./GazetaExpress/