Plani i Marianos në Real Madrid – do të rrijë për një vit dhe mandej do largohet - Gazeta Express
string(78) "plani-i-marianos-ne-real-madrid-do-te-rrije-per-nje-vit-dhe-mandej-do-largohet"

Plani i Marianos në Real Madrid – do të rrijë për një vit dhe mandej do largohet

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 23:19

Për futbollistin gjithmonë paratë kanë qenë prioritet i tij

Që prej ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në maj ka qenë e ditur që Mariaoni Diaz nuk e ka në plan largimin nga Real Madridi këtë verë.

Lexo Edhe:

Në vend të kësaj, plani i tij ka qenë që atij t’i skadojë kontrata e tij me kampionët e Europës dhe mandej të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. Ai nuk ka dyshime për këtë edhe tani.

Mariano fiton 4.5 milionë euro neto në Real Madrid, një pagë të cilën ai nuk do ta merrte në një tjetër klub spanjoll, kurse klubet nga jashtë nuk janë të interesuar për të.

Është e qartë që ai nuk do të tërhiqej nga një pagë e till dhe do të ishte befasi nëse ai do të largohej nga klubi para fundit të gushtit.

Askush në Real Madrid nuk është i befasuar më, kurse interesi i tij është bërë i qartë që tri vite tanimë. Ai nuk shqetësohet pse nuk luan shumë. Ai është i lumtur pasi që paguhet mirë.

Mariano vazhdimisht është i lënduar në Real Madrid dhe ka pasur gjashtë lëndime të ndara gjatë sezonit të kaluar.

Në katër sezonet e fundit ai ka kluajtur vetëm 1907 minuta nga 18810 minuta të mundshëm.

Oferta e Valencias

E vetmi rast kur Marianno ishte afër për t’u largua nga Valdebebas ishte kur Valencia trokiti në derë sezonin e kaluar për të. Gjërat ishin pothuajse të konfirmuar, madje ai do të fitonte edhe më shumë para së në kryeqytet, por ai u tërhoq pa asnjë shpjegim në minutat e fundit.

Ishte menduar që drejtuesit e Valencias nuk ishin të impresionuar pas takimit me lojtarin dhe kjo ishte arsyeja që edhe ata u tërhoqën.

Ancelotti është i qartë

Carlo Ancelotti nuk ka në plan që të luajë me Marianon, madje edhe nëse i lejon të largohen Borja Mayoral dhe Luka Jovic këtë verë. Eden Hazard, Rodrygo Goes dhe Marco Asensio janë alternativa si numër 9 para tij.

Marioni tani nuk provokon që t’i inatos Real Madridin. Klubi e di që mungesa e tij e ambicieve nuk është në përputhje me atë që ata janë kështu që ai do të largohet verën e ardhshme. /GazetaExpress/