Pioli flet për transferët e reja – Milan e gatshme për sezonin e ri - Gazeta Express
string(65) "pioli-flet-per-transferet-e-reja-milan-e-gatshme-per-sezonin-e-ri"

Pioli flet për transferët e reja – Milan e gatshme për sezonin e ri

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 18:39

Stefano Pioli ka thënë së Milani është gati për ta filluar sezonin e ri të Serie A, por Charles De Ketelaere mund të mos startojë në ndeshjen e nesërme kundër Udineses

Serie A fillon me kampionët e Serie A që presin Udinesen në San Siro, me ndeshjen që do të fillojë në ora 18:30 nesër.

Lexo Edhe:

“Është një Milan i fuqishëm, por fusha do të caktojë nëse ne jemi më të mirë apo më të dobët së sa sezonin e kaluar”, tha trajneri italian në konferencë për shtyp. “Kam parë të njëjtin shpirti në skuadër si sezonin e kaluar, kjo më bënë pozitiv për shkak së shoh përmirësime”.

Milan transferoi Charles De Ketelaere nga Club Brugge këtë verë, por belgu mund të jetë vetëm zëvendësues nesër.

“Nëse Brahim Diaz luan, luan për shkak se mendoj që është më i mirë së të tjerët për këtë ndeshje”, shpjegoi Pioli.

“Ai ka më shumë ritëm së të tjerët në këtë moment. Charles ka luajtur vetëm pak në ndeshje para sezonale dhe këto janë arsyet që i njohim deri me tani”.

Pioli ka thënë së mund të llogarisë në tërë skuadrën për ndeshjen e nesërme, përjashto Sandro Tonalin, i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim.

“Transferet e reja në sulm, Divock Origi, Charles De Ketelaere dhe Yacine Adli me japin ndjenja pozitive. Ata kanë karakteristika interesante dhe ne jemi kompletuar në çdo departament”.

Po kush iu ka impresionuar më së shumë gjatë ndeshjeve parasezonale?

“Messias, Rebic dhe Bennacer kanë qenë shumë konsistent. Kam parë që ata dëshirojnë të punojnë shumë dhe janë gati për t’i kryer detyrat që ju japin. Futbolli zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme. Udinese është një skuadër e vështirë dhe e vetmja që nuk kemi arritur ta mposhtim sezonin e kaluar, bashkë me Juventusin”.

A prisni trasfere të reja deri në fund të afatit kalimtar të verës?

“Jam shumë i lumtur me skuadrën, lojtarët e rinj që kanë ardhur në klub. Nëse do të kemi mundësi për të bërë edhe ndonjë blerje tjetër, ne jemi gati”.

Përpos De Ketelaere, Milan e ka sjell në skuadër Origin nga Liverpool si lojtar pa kontratë si dhe ka blerë kartonin e Junior Messias dhe Alessandro Florenzi, teksa Adli është rikthyer nga huazimi i tij nga  Bordeaux ashtu si Tommaso Pobega nga Torino. /GazetaExpress/