Për një jetë më të gjatë, duhet ta hani mëngjesin në këtë orë - Gazeta Express
string(60) "per-nje-jete-me-te-gjate-duhet-ta-hani-mengjesin-ne-kete-ore"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

12/10/2022 20:55

Për një jetë më të gjatë, duhet ta hani mëngjesin në këtë orë

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

12/10/2022 20:55

Hulumtimet e reja kanë treguar se ata njerëz që hanë mëngjes para orës shtatë të mëngjesit mund të zgjasin jetëgjatësinë e tyre.

Nga ana tjetër, njerëzit që hanë vonë natën prishin bioritmin e tyre të brendshëm dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Lexo Edhe:

Shkencëtarët nga Universiteti i Nju Jorkut kryen një studim që i ndihmoi ata të kuptojnë nëse koha e mëngjesit mund të ndikojë në gjatësinë dhe cilësinë e jetës sonë. Më shumë se 34,000 amerikanë mbi moshën 40 vjeç morën pjesë në këtë studim gjatë disa dekadave.

Vullnetarët regjistruan kohët e ngrënies dhe shkencëtarët i krahasuan ato me shkallën e vdekshmërisë gjatë studimit. Rezultatet treguan se ata që hanin mëngjes ndërmjet orës 6 dhe 7 kishin 6 për qind më pak gjasa të zhvillonin dhe të vdisnin nga sëmundje si sulmi në zemër ose kanceri sesa ata që hanin mëngjes rregullisht në orën 8.

Gjithashtu kishin një rrezik 12 për qind më të ulët të vdekjes së parakohshme sesa ata që konsumonin vaktin e tyre të parë në orën 10:00. Anashkalimi i mëngjesit ose ngrënia e tij me vonesë mendohet se prish “orën e të ushqyerit” të trupit – programimin e brendshëm që kontrollon çlirimin e hormoneve të lidhura me të ushqyerit si insulina.

Ky hormon ndihmon në djegien e glukozës nga qarkullimi i gjakut dhe niveli i saj arrin kulmin në orët e hershme të mëngjesit. Në trupin e njerëzve që hanë vonë, prodhohet më pak insulinë, kjo rrit mundësinë e rritjes së nivelit të glukozës në gjak, gjë që çon në diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës. /abcnews.al