Pedri mbetet jashtë fushave të blerta edhe për tri javë - Gazeta Express
string(55) "pedri-mbetet-jashte-fushave-te-blerta-edhe-per-tri-jave"

Pedri mbetet jashtë fushave të blerta edhe për tri javë

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 21:20

Nuk ka këndellje për Pedrin këtë sezon. Që nga lëndimi ndaj Bayern Munich më 14 shtator, jeta e tij është zhvendosur nga fushat e blerta në qendra rehabilituese.

Të dielën AS raportoi se talenti spanjoll pati problem gjatë stërvitjes në mëngjes në Ciutat Esportiva, duke u detyruar të largohet më herët nga qendra stërvitore.

Lexo Edhe:

Nga testet mjekësore, vërehet se nuk ka përmirësime në rikuperimin e tij dhe i duhet ta ngadalësojë procesin e rikthimit.

Ndërkohë, tani data e rikthimit shtyhet deri kah mesi i muajit nëntor, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Pedri pritet t’i humbasë ndeshjet ndaj Rayo Vallecanos, Alavesit, Dinamo Kiev dhe Celta Vigos.

Objektivi kryesor është që Pedri të jetë i gatshëm më 20 nëntor, në ndeshjen ndaj Espanyolit që luhet në “Camp Nou”. /Gazeta Express/