Paraqitjet e Dest në Botëror, ja sigurojnë atij qëndrimin në Milan - Gazeta Express
string(65) "paraqitjet-e-dest-ne-boteror-ja-sigurojne-atij-qendrimin-ne-milan"

Paraqitjet e Dest në Botëror, ja sigurojnë atij qëndrimin në Milan

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 12:59

Paraqitjet e Sergino Dest me SHBA në Botëror nuk kanë shkuar pa u vërejtur, për shkak të imazhit të mirë që la e tërë skuadra në përgjithësi, në veçanti mbrojtësi amerikan, i cili për momentin është në AC Milan, të cilët planifikojnë ta blejnë atë

Sipas gazetës italiane ‘Corriere dello Sport’, paraqitjet e mira të Sergino Dest kanë bërë që bordi i Milanit të bindën dhe ata pritet që të paguajnë 20 milionë dollarë, aq sa i kërkon Barça për të.

Lexo Edhe:

Edhe pse Dest nuk ka luajtur shumë në pjesën e parë të sezonit si i huazuar të “kuqezinjtë”, paraqitja e tij më SHBA rritir shpresat që ai mund të luajë në Serie A edhe pas vitit 2023.

Për këtë pjesë, Barcelona do të ishte e lumtur që të kishte më shumë të ardhura, për shkak të problemeve financiare që kanë e që duhet të zgjidhen në shumë nivele, sidomos pasi që ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Dest ëndërron qëndrimin në MIlan

Dest arriti në Milan në ditën e fundit të afatit të transferëve si i huazuar. Megjithatë, klubi italian e ka opsionin për ta blerë atë 20 milionë euro, e cila gjë pas paraqitjes së tij në Botëror duket se do të ndodh.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe do ta jap 100 për qind nga vetja e ime që të qëndrojë më gjatë këtu. Ka një opsion për të bleë kontratën time në mes të AC Milan dhe Barcelonës. Do ta jap më të mirën pasi që shpresoj që Milan do të nënshkruajë me mua”, kishte thënë Dest pas huazimit te MIlan.

Futbollisti kishte thënë se ai adaptohet shpejt në një ligë dhe mund të bëhet një lojtar më i kompletuar nëse përmirëson aftësitë mbrojtëse, derisa ndryshimi i skuadrave është një mundësi për t’u rritur, të cilën gjë ai nuk e ka prezantuar vetëm me klub por edhe me skuadrën e SHBA në Katar, duke ia mundësuar vetës kështu qëndrimin në Serie A për më gjatë. /GazetaExpress/