Pamje të rënda, tre policë e qëllojnë për vdekje një 36-vjeçar me aftësi të kufizuara në Kaliforni - Gazeta Express
string(97) "pamje-te-renda-tre-police-e-qellojne-per-vdekje-nje-36-vjecar-me-aftesi-te-kufizuara-ne-kaliforni"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 9:37

Pamje të rënda, tre policë e qëllojnë për vdekje një 36-vjeçar me aftësi të kufizuara në Kaliforni

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 9:37

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Kaliforni.

Tre oficerë policie kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri një person më aftësi të kufizuara, i cili po përpiqej të ikte prej tyre duke u hedhur nga karrigia me rrota. Theksojmë se viktima ishte Anthony Lowe, një 36-vjeçar me ngjyrë. Lowe akuzohej për goditje me thikë ndaj një personi tjetër.

Lexo Edhe:

Tre oficerët nga Departamenti i Policisë së Huntington Park, u filmuan duke qëlluar të paktën tetë herë në drejtim të Anthony Lowe, babait të dy fëmijëve.

Mirëpo, Departamenti i Policisë së Huntigton Park pretendon se 36-vjeçari po i kërcënonte me thikë oficerët dhe ata u ndjenë të detyruar për ta qëlluar.

Kjo ngjarje vjen tre javë pas rrahjes për vdekje ndaj 29-vjeçarit me ngjyrë, Tyre Nichols, në Memphis, të Kalifornisë.

Autoritetet e Kalifornisë thonë se deri më tani nuk është bërë identifikimi i personit të qëlluar nga Lowe.