Pamje: Arturo Vidal i tërbon tifozët e Interit, e puthi logon e Juventusit para derbit - Gazeta Express
string(84) "pamje-arturo-vidal-i-terbon-tifozet-e-interit-e-puthi-logon-e-juventusit-para-derbit"

Pamje: Arturo Vidal i tërbon tifozët e Interit, e puthi logon e Juventusit para derbit

Sport

Gazeta Express

17/01/2021 21:12

Arturo Vidal e ka bërë një veprim që mund t’i zemërojë tifozët e skuadrës së tij të re, Inter, duke e puthur logon e ish-klubit të vet, Juventus, pak çaste para fillimit të takimit derbi mes tyre në Serie A.

Vidal, i cili është titullar për zikaltrit në takimin që ka nisur në orën 20:45 në San Siro, e puthi logon e Juventusit në gjoksin e veshjes së kapitenit të bardhezinjve, Giorgi Chiellini, kur u përshëndet me të në fushë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori kilian iu bashkua Interit në verë nga Barcelona, pas këmbënguljes së trajnerit të zikaltërve, Antonio Conte – një ish-juventin tjetër.

Vidal – i cili nuk i ka bindur ende tifozët zikaltër me paraqitjet e tij duke e shënuar vetëm një gol në 20 paraqitje në të gjitha garat – tani mund ta ketë akoma më të vështirë t’i bëjë për vete ata.

Fakti se ai vinte nga klubi në rival i Interit, pasi i kaloi tri vjet në Juventus nga viti 2011 deri më 2015, nuk është se iu ka pëlqyer të gjithë interistëve.

Por fakti që ai shënoi kundër Juventusit në fanellën zikaltër mund të jetë një alibi për të.

Në videon më poshtë mund ta shihni çastin kur Vidal e puth logon e Juventusit duke u përshëndetur me ish-bashkëlojtarin e vet Chiellini. /Gazeta Express/