Njihuni me Top 10 sportistet më “hot” në botë të momentit - Gazeta Express
string(55) "njihuni-me-top-10-sportistet-me-hot-ne-bote-te-momentit"

Njihuni me Top 10 sportistet më “hot” në botë të momentit

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2023 16:58

Në Shekullin XXI, gjërat kanë nisur të ndryshojnë në sport.

Sporti nuk po konsiderohet më vetëm për meshkuj pasi femrat po e lartësojnë emrin e tyre me sukseset e arritura.

Lexo Edhe:

Krahas arritjeve në këtë fushë, disa sportiste njihen edhe për diçka tjetër, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, trupat e tyre të përsosur dhe bukuria që e posedojnë, bëjnë që ato të jenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën e tyre sportive.

E ne do t’ua prezantojmë Top 10 sportistet më hot në botë të momentit.

Alisha Lehmann, futbolliste

Alisha Lehmann pa dyshim është njëra prej sportisteve më tërheqëse në planet.

Futbollistja zvicerane i ka mahnitur të gjithë me hijeshinë e saj, por edhe me linjat perfekte në trup.

24 vjeçarja, mjaft e pëlqyer edhe në rrjetet sociale, është pjesë e Kombëtares së Zvicrës dhe luan në klubin anglez Aston Villa.

Ana Maria Markovic, futbolliste

Ana Maria Markovic është bërë fiksim i shumë meshkujve.

Futbollistja kroate është një femër e kompletuar dhe një ëndërr për gjininë e kundërt.

23 vjeçarja luan për ekipin zviceran Grasshopper dhe për Kombëtaren e Kroacisë.

Winifer Fernandez, volejbolliste

Winifer Fernández është një tjetër sportiste mjaft tërheqëse.

Volejbollistja dominikane shquhet me veprimet e saj provokuese në ndeshjet e këtij sporti.

Ajo është bërë virale me disa video që i shfaqin të pasmes e saj duke luajtur volejboll.

28 vjeçarja është pjesë e klubit Mirador.

Fatima Diame, atlete

Njëjtë si volejbollistja Fernandez, edhe Fatima Diame më shumë shquhet për trupin e saj perfekt sesa për sukseset e arritura.

Atletja me nënshtetësi spanjolle është e specializuar për kërcimet së gjati dhe për kërcimet në trehapësh.

Edhe Fatima njihet për fundshpinën e saj mjaft tërheqëse, falë së cilës ka bërë edhe famë…

Yuliya Levchenko, atlete

Atletja ukrainase Yuliya Levchenko është njëra prej sportisteve më të bukura e po ashtu edhe më tërheqëse në botë.

Kur garon në kërcimet së larti, krejt fokusi i kamerave është tek ajo, shkruan “Gazeta Express”.

25 vjeçarja mori pjesë në Olimpiadën e vitit 2020, ku përfundoi në vendin e tetë.

Alysha Newman, atlete

Alysha Newman e gjen veten në listën tonë me plot meritë, falë dukjes së saj dhe trupit magjepsës.

Kanadezja 29 vjeçarja merret me disiplinën e kërcimit me shkop në atletikë, ndërsa i kishte provuar edhe hokejin në akull dhe notin.

Çka të themi për olimpisten Alysha, një engjëll i vërtetë…

Camille Leblanc Bazinet, CrossFit

Camille Leblanc Bazinet është një tjetër sportiste mjaft e palestruar dhe me linja perfekte të trupit.

Bukuroshja kanadeze merret me sportin e CrossFit, ndërsa e sheh veten në mesin e sportisteve më tërheqëse të globit.

34 vjeçarja ka fituar shumë çmime në sportin që e përfaqëson.

Alex Morgan, futbolliste

Alex Morgan ka arritur shumë suksese në futboll. Është medaliste e artë olimpike dhe kampione e botës.

Por, sulmuesja amerikane shquhet edhe për pamjen e saj, e cila ia ka mundësuar të bëhet njëra prej sportisteve më influencuese në botë.

Lieke Klaver, atlete

Lieke Klaver është një atlete holandeze, e cila është e specializuar në fushat e sprintit.

Ajo ka fituar medalje të shumta, por njerëzit më shumë e njohin për pamjen vizuele.

Kur garon 24 vjeçarja, krejt sytë janë kah ajo…

Ivona Dadic, atlete

Ivona Dodic është treguar relativisht e suksesshme në sportin e atletikës, shkruan “Gazeta Express”.

Por, garuesja austriake me prejardhje boshnjake, e mbyll këtë listë vetëm falë pamjes së saj tërheqëse.

29 vjeçarja garon në hedhjen e shtizës, ndërsa biondja është mjaft e pëlqyer nga meshkujt.

Natyrisht, këto janë veç 10 nga shumë sportistet që, krahas talentit në sport, e kanë edhe atë pjesën e bukurisë dhe tërheqjes. /Gazeta Express/