Njihuni me Mike Tysonin e ri që e ka tronditur rrjetin me nokautin e tij brutal - Gazeta Express
string(79) "njihuni-me-mike-tysonin-e-ri-qe-e-ka-tronditur-rrjetin-me-nokautin-e-tij-brutal"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/03/2021 12:07

Njihuni me Mike Tysonin e ri që e ka tronditur rrjetin me nokautin e tij brutal

Sporte tjera

Gazeta Express

03/03/2021 12:07

Freezy MacBones, një luftëtar amator, është duke u cilësuar si Mike Tysoni i ri i Britanisë së Madhe, pasi i ka tronditur rrjetet sociale me nokautin e tij brutal.

Krahasimet e vazhdueshme me goditësin më të frikshëm të Amerikës vijnë në mënyrë të natyrshme për të, ashtu siç duhet të vijnë, sepse kjo është ajo që ai ka dashur gjithmonë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Më pëlqen ky krahasim. Jam i lumtur që ata më quajnë Mike Tysoni i Britanisë. T’i lëmë shakatë anash, këtë e kam kërkuar dhe e mora”, tha MacBones për Sky Sports.

View this post on Instagram

A post shared by Freezy macbones (@freezy_macbones_official_)

Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua dhe ylli i repit 50 Cent janë adhurues të tij tashmë.

Ai madje ka stërvitur më Joshuan.

31-vjeçari u bë i famshëm kur e nokautoi një boksier të kategorisë së rëndë gjatë një meçi stërvitor.

“Ishte një boksier i kategorisë së rëndë, një njeri shumë i madh, i gjatë. Unë pyeta: ‘A mund ta stërvit në ring me të?”, tregoi MacBones.

“Ata më thanë: ‘Jo, a je çmendur? Shikoje njëherë këtë njeri, është shumë gjigant”.

“Unë thashë: ‘Nuk më bën’”.

“Ai po priste për partnerin e vet në ring, i cili nuk erdhi fare. Mua më thanë Freezy, tani është radha jote, futu në ring. Gjithçka shkoi mirë deri në çastin kur ai më goditi fort”, tregoi ai.

MacBones u tërbua dhe ia dha një varg goditesh të forta partnerit të tij gjigant në stilin e legjendës Tyson, duke e hedhur në dysheme. Fatmirësisht, ai nuk e kishte pësuar ndonjë lëndim.

“Një javë më pas, videon time e kanë shpërndarë 50 Cent, Mayweather, të gjithë. Ishte çmendur. Të gjithë pyesnin, kush është ky djalosh? Kështu ndodhi”, shtoi ai. /Gazeta Express/