Nesër mbyllet Kakavija/ Dogana Shqiptare: Ja kush nuk pengohet për të kaluar - Gazeta Express
string(74) "neser-mbyllet-kakavija-dogana-shqiptare-ja-kush-nuk-pengohet-per-te-kaluar"

Gazeta Express

23/11/2020 20:39

Nesër mbyllet Kakavija/ Dogana Shqiptare: Ja kush nuk pengohet për të kaluar

Gazeta Express

23/11/2020 20:39

Ashtu siç kishte njoftuar pala greke se nesër pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të mbyllet për shkak të grevës së punonjësve grek, ka ardhur edhe njoftimi i Doganës shqiptare.

Sipas njoftimit lejohet të kalojnë udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Njoftimi i Doganës Shqiptare:

Mbyllet pika Doganore e Kakavijës për 24 orë

Lexo Edhe:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë.

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.