NJOFTIMI: Nesër Kakavija do të jetë e mbyllur, pala greke jep arsyet - Gazeta Express
string(66) "njoftimi-neser-kakavija-do-te-jete-e-mbyllur-pala-greke-jep-arsyet"

Gazeta Express

23/11/2020 19:20

NJOFTIMI: Nesër Kakavija do të jetë e mbyllur, pala greke jep arsyet

Gazeta Express

23/11/2020 19:20

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër ka bërë njoftimin e rëndësishëm për pikën e kalimit në Kakavijë, se do të qëndrojë e mbyllur duke fillua rnga nesër datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor,

Në njoftim thuhet se shkak për këtë mbyllje është protesta që do të zhvillohet nesër nga punonjësit e doganës greke.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.


Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.


Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.