Gjakovë: I dehur goditi me veturë një këmbësore – voziti pa patentë shofer - Gazeta Express
string(71) "gjakove-i-dehur-goditi-me-veture-nje-kembesore-voziti-pa-patente-shofer"

Gjakovë: I dehur goditi me veturë një këmbësore – voziti pa patentë shofer

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 23:24

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë.

Lexo Edhe:

Një person e kishte vozitur veturën në gjendje të dehur.

I njëjti po ashtu kishte qenë edhe pa patentë-shofer.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Trafikut Rajonal Albin Sahatqija.

“Këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta trupore, teksa i dyshuari është ndaluar nga policia”, tha Sahatqija.

“I njëjti kishte vozitur pa patentë shofer, pasi që atij ia kishte konfiskuar më herët Trafiku Rajonal”, tha ai.